Eglent Bici është një sipermarrës, Investor në Real Estate, babi i dy vajzave të bukura, trajner jete dhe një Qenie Njerëzore Pozitive. Eglenti ka jetuar në Angli, për gati 8 vjet duke bërë punë të ndryshme dhe duke mësuar shumë. Kur u kthye në Shqipëri në dhjetor 2006 vendosi të përfundojë studimet e larta në Juridik dhe ka marrë një MSC në të Drejtën Pronësore. “Mënyra se si i qasem Jetës, Biznesit dhe Mësimi i vazhdueshëm është përmirësuar që kur kam filluar të ndjek Tony Robbins në West Palm Beach për herë të parë dhe pastaj për herë të dytë. Unë vazhdoj të mësoj dhe lexoj gjithë kohën për Vetë Zhvillimin, Suksesin, Rritjen Personale dhe Jetesë të Shëndetshme”. Eglenti ka nje pervoje në tregun shqiptar të pasurive të patundshme, prej mbi 9 vjetësh dhe do t'ju ndihmojë të gjeni pronën më të mirë që i përshtatet nevojave tuaja nëpërmjet MEI Realty. “Unë besoj se jam në këtë botë për të kontribuar dhe për të lënë trashëgiminë time dhe unë do të punoj shumë për të kontribuar në Shoqërinë, Ekonominë tonë dhe për të dhënë kontributin tim më të mire, për NE, që të jetojmë në një botë më të mire, NE fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre”. Unë besoj në energjinë e Universit dhe se secili prej nesh është në këtë botë për një qëllim. Kini besim dhe ndiqni ëndrrat tuaja!
Thursday, November 21, 2019
5:00 PM – 8:00 PM UTC
5:00 PM | Networking |
5:30 PM | Fireside chat |
6:30 PM | Networking |