Dalina Buzi është themeluese dhe drejtore ekzekutive e Anabel Media, një prej mediave online më me influencë në Shqipëri që përfshin shërbime si portali Anabel.al, social media, PR dhe produksioni në Youtube “Hostel by Anabel.” Paralelisht me këtë biznes, Buzi është gjithashtu themeluesja e ViaAnabel.al, butikut të parë dhe më të madhit online “luxury consignment” në Shqipëri dhe Kosovë. E diplomuar në Shtetet e Bashkuara (Bachelor në Shkenca Politike) dhe me diplomë pasuniversitare nga University of Westminster në Londër, Buzi është shquar për një frymë të re dhe inovative në të gjithë projektet e saj, qofshin këto gjatë kohës kur ka punuar dhe bashkëpunuar si gazetare apo skenariste në Top Channel dhe TV Klan, apo edhe si sipërmarrëse prej 10 vjetësh me brandin e saj Anabel.
Thursday, January 30, 2020
5:00 PM – 8:00 PM UTC
4:30 PM | Networking and food |
5:30 PM | Fireside chat |
6:30 PM | Networking and food |